Përdorimi i dhunës gjatë detyrës zyrtare – arrestohen dy policë

Dy ditë më parë, Prokuroria Themelore e Prishtinës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës, kanë arrestuar dy zyrtarë policorë për keqtrajtim të një qytetari gjatë ushtrimit të detyrës. Ndaj dy zyrtarëve policorë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit

Ilustrim

Ballafaqimi me qytetarin i kushtoi me suspendim e më pas edhe me arrestim, dy zyrtarëve policorë.

Fillimisht policët ndalën për thyerje të rregullave në trafik një qytetar në komunën e Fushë Kosovës.

Por, shqiptimin e gjobës për kundërvajtje, ata ia bën në stacionin policor në këtë komunë.

Pasi kishte arritur në stacion, të dëmtuarin e kishin vendosur në një zyrë dhe gjatë përpilimit të fletë-kundërvajtës, të pandehurit fillimisht e kishin fyer e pastaj të njëjtin edhe e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas, Inspektoratit Policor të Kosovës, ka bazë për këto akuza.

“Përmes linjës së kaltër të IPK-së , kanë pranuar një informacion që një qytetar është ankuar për tejkalim të përdorim të forcës nga dy zyrtar. Këta zyrtarë policorë janë arrestuar nga hetuesit e  IPK-së, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqtrajtim të detyrës zyrtare”, ka thënë Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së.

Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së.

Për ta, Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimit.

“Fillimisht e kanë fyer, e më pas edhe e kanë sulmuar, prokurori i shtetit  ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për dy të pandehurit në gjykata përcaktuese”, është shprehur Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

E pas 48 orësh në paraburgim, Gjykata Themelore në Prishtine, dy zyrtarëve policorë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak.

Ky nuk është rasti i vetëm kur zyrtarët policorë kanë përdorur dhunë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Së fundmi, me 14 maj, Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me dy vjet e gjysmë burgim, tre zyrtarë policorë për keqtrajtim gjatë detyrës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika