Gjersa, Perëndimi ka kritikuar zgjedhjet e rreme të Vladimir Putinit, ky i fundit nuk e la pa i dërguar një paralajmërim NATO-s.
“Një hap larg Luftës së Tretë Botërore”, ka thënë Putin, duke theksuar se çdo lëvizje e NATO-së do të rrezikonte një konflikte të drejtpërdrejt me Rusinë.
I pyetur për rreziqet e një konflikti në shkallë të gjerë NATO-Rusi , Putin ka thënë se “gjithçka është e mundur në botën moderne”.
Këto komente të autokratit rus erdhën pas pretendimeve për një fitore në zgjedhjet presidenciale, me mbi 87 për qind të votave.
E Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe e vende të tjera kanë thënë se votimi nuk ishte as i lirë dhe asi i drejtë për shkak të burgosjes së kundërshtarëve politik dhe censurës.
“Zgjedhjet e Rusisë ishin zgjedhje pa zgjedhje”, ka thënë kryediplomatja gjermane, Anna Baerbock.