“Perëndimi kthen fokusin në Ballkan”, mesazhet nga vizita e shefit të CIA-s dhe admiralit amerikan në Kosovë

Njohësit e çështjeve të sigurisë vlerësojnë se vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë në Ballkanin Perëndimor përçojnë mesazhe të qarta për rritjen e përkushtimit të Perëndimit ndaj stabilitetit rajonal dhe parandalimin e konflikteve të mundshme

Shefi i CIA-s, William Burns, ka zhvilluar një vizitë në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën. Pas vizitës së tij, në Kosovë mbërriti edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, Admirali amerikan Stuart B. Munsch.

Nga njohës të sigurisë këto vizita janë interpretuar si një sinjal i qartë se perëndimi po rifokuson vëmendjen në rajonin e Ballkanit, në një kohë kur sfidat e sigurisë po rriten ndjeshëm.

Në emisionin FIVE, Skender Preteshi nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë, ka theksuar se “ky është një mesazh që rajoni i Ballkanit Perëndimor ende ballafaqohet me sfida të mëdha në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.

Ai ka potencuar ndikimin e ndryshimeve gjeopolitike në botë, veçanërisht lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, që kanë një efekt të drejtpërdrejtë në stabilitetin e rajonit.

Sipas tij, vizitat e zyrtarëve të lartë amerikanë dhe të NATO-s tregojnë se “perëndimi ka filluar sërish të rikthejë fokusin e tij në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.

“Edhe NATO edhe SHBA-ja dëshirojnë të sigurohen që Rusia nuk është në gjendje të hapë një konflikt të ri në rajonin e Ballkanit Perëndimor. E dyta, po dëshirojnë që shtete e Ballkanit Perëndimor të mos bëjnë ndonjë gabim në hapa që mund të paqëllimshëm të ndezë ndonjë konflikt”, ka deklaruar Preteshi.

Nga ana tjetër, njohësi i sigurisë Shkelzen Sopjani interpreton vizitën e Burns-it në Kosovë si një përpjekje për të dhënë mesazhe të qarta dhe të drejtpërdrejta.

“Këtë vizitë e shoh më shumë se fokusi  i saj ka qenë të jepen mesazhe të qarta por dhe të ju tregojnë pasoja të mundshme nëse nuk iu përmbahen mesazheve, pasi vizata ka ndodhur në tri vendeve që kanë potencialin më të madh për destabiziliim të situatës së sigurisë për rajonin”, ka deklaruar Sopjani.

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika