Sonte në emisionin “Super Trend” me Drilonën dhe Mirdonin u diskutua pjesëmarrja e korit të Universitetit “Haxhi Zeka” në garën internacionale në Kroaci.
I ftuar për të diskutuar rreth pjesëmarrjes së korit të Universitetit të Pejës, “Haxhi Zeka” në garant ndërkombëtare në Kroaci ishte përfaqësuesi i korit, njëherësh student i muzikës, Dion Cana.
Cana si pjesë e korit në rolin e tenorit deklaroi se 43 studentë, së bashku me profesorin Hysen Nimani ishin pjesë e garës e cila filloi me 25 maj dhe zgjati 3 ditë. Pjesë e garës ishin gjithsej 11 kore, ku kori i Universitetit “Haxhi Zeka” zuri vendin e tretë, arritje të cilën Cana e vlerëson shumë të madhe pasi ishte edhe hera e parë që kanë marrë pjesë në një garë të tillë.
Në mbrëmjen e tretë të garës kori morri pjesë edhe një një koncert që nuk ishte pjesë e garës në Zagreb, në organizim me unionin e shqiptarëve në Kroaci. Me një program më të gjërë, ku kanë përformuar vetëm kori i Universitetit “Haxhi Zeka”, janë shfaqur 10 vepra artistike, me pjesëmarrje edhe të profesoreshës Adelina Paloja.
Cana bëri të ditur po ashtu se nesër dhe pasnesër është java artistike në Pejë, ku në natën e parë përformon kori i Universitetit “Haxhi Zeka”, teksa natën e dytë solistë, instrumentistë dhe orkestra.