Ushqimi i shëndetshëm nënkupton zëvendësimin e ushqimeve që përmbajnë yndyrë, sheqer, kripë të shtuar me opsione ushqyese. Ndërsa, ndjekja e një diete të shëndetshme ka përfitime shëndetësore siç janë: mbrojtja e zemrës, rritja e humorit, parandalimi i sëmundjeve dhe shumë të tjera thotë “Medical Centre Today”
Mbron shëndetin e zemrës
Sipas disa burimeve, deri në 80% e sëmundjeve të zemrës mund të parandalohen duke ndryshuar stilin e jetës, duke rritur aktivitetin fizik dhe duke u ushqyer shëndetshëm. Programi i “Dietës DASH” rekomandon këto ushqime për zemrën: perime, fruta, drithëra të plota, produkte të qumështit pa yndyrë, ndërsa, kufizim të marrjes së pijeve dhe ushqimeve me sheqerna të shtuara, kufizim të marrrjes së yndyrnave të ngopura dhe kufizim të marrjes së natriumit në më pak se 2,300 miligramë në ditë. Sipas Qendrave për Kontrollim dhe Parandalim të Sëmundjeve (CDC) , sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjes së të rriturve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga Shoqata Amerikane e Zemrës (AHA) deklarojnë se gjysma e të rriturve në Amerikë jetojnë me ndonjë formë të sëmundjeve kardiovaskulare.
Redukton rrezikun e kancerit
Ushqimet me antioksidantë që zvogëlojnë rrezikun për zhvillimin e kancerit në trupin e njeriut janë: arra dhe fara, boronica dhe mjedrra, kungulli dhe karota dhe zarzavatet me gjethe të errëta. Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit, ka studime laboratorike dhe kafshësh që lidhin disa antioksidantë me një incidencë të reduktuar të dëmtimit të radikaleve të lira për shkak të kancerit. Në një studim të vitit 2014, studiuesit zbuluan se dieta e pasur me fruta ul rrezikun e kancerit të taktit të sipërm gastrointestinal, ndërsa dieta e pasur me fibra ul rrezikun e kancerit të mëlçisë.
Rezulton në humor më të mirë
Provat sugjerojnë një lidhje të ngushtë mes dietës dhe humorit. Në vitin 2016, studiuesit zbuluan se dietat me ngarkesë të lartë glicemike shkaktojnë simptoma të depresionit dhe të lodhjes. Këto dieta përfshijnë karbohidrate të rafinuara që gjenden në pije joalkoolike, ëmbëlsira, bukë të bardhë dhe biskota. Ndërsa, ushqimet që kanë ngarkesë të ulët glicemike janë: drithërat, perimet dhe frutat.
Përmirëson shëndetin e zorrëve
Zorra e trashë ka baktere natyrale qe kanë rol të rëndësishëm në metabolizëm dhe tretje. Këto baktere kanë vitaminën K dhe B. Dieta e pasur me perime, fruta, bishtajore dhe drithëra përbëjnë kombinim të prebiotikëve që ndihmojnë në jetesën e baktereve të mira në zorrën e trashë. Ushqimet e pasura me prebiotikë përfshijnë kosin dhe lakrën turshi.
Përmirëson memorien
Një studim i vitit 2015 identifikoi lëndë ushqyese dhe ushqime që ruajnë dhe përmirësojnë memorien. Këto ushqime janë:
-Acidet yndyrore (omega 5);
-Vitamina D, C dhe E;
-Peshku;
-Polifenolet dhe flavonoidet.