Përfitimet e ushtrimeve me intensitet të lartë

Benefitet gjatë stërvitjeve, avantazhi dhe sugjerimet

Një ndër elementet kryesore gjatë ushtrimeve mbetet gjithmonë intensiteti i tyre, shumica e trajnerëve të fitneseve gjithmonë rekomandojnë ushtrime me intensitet të moderuar gjatë javës.

Këtu përfshihen ushtrimet intensive të alternuara me periudha rikuperimi me intensitet të ulët. Disa aktivitete janë me intensitet më të lartë në disa rastesi për shembull ushtrimet e këmbëve që përfshijnë më shumë muskuj, disa prej tyre janë:

-vrapimi

-ecja në kodër

-kërcimet me litar, dhe ushtrime të tjera që lidhen me intensitet të lartë.

Sa shpesh duhet të bëni ushtrime me intensitet të lartë:

“Sugjerimi nga “Udhëzimet e aktivitetit fizik” është ushtrimi me intensitet të paktën 150 minuta do javë ose ushtrime  të forta me intensitet të lartë për rreth 75 minuta në javë, por është mirë kontrollimi i tyre sepse ushtrimet e tepërta me atë intensitet mund të kalojnë deri në djegien e muskujve, prandaj nuk preferohet të bëhen çdo ditë ushtrimet me intensitet të lartë por procesi të shkojë gradualisht”.

Stërvitja e intervaleve me intensitet të lartë:

Avantazhin të cilin mund ta marrim nga stërvitja me intensitet të lartë është përfitimi shëndetësor.

Duke përdorur një biçikletë të palëvizshme mund të përbëhet nga 30 sekonda çiklizëm të shpejtë dhe me rezistencë të lartë, e ndjekur pastaj nga disa minuta çiklizëm të ngadaltë dhe të lehtë me rezistencë të ulët.

Kjo do të konsiderohet si një “përsëritje”, dhe ju zakonisht do të kryeni 4-6 përsëritje në një stërvitje.

Stërvitja dhe rikuperimi do të ndryshojnë në baze të aktiviteteve që ju zgjidhni dhe sa intensivisht ushtroni.

Benefitet:

Këto stërvitje janë mënyrë shumë efikase për të ushtruar, një ndër të mirat e tyre është djegia e kalorive ku pastaj ajo ndikon edhe tek metabolizmi i lartë. Në përgjithësi këto ushtrime japin shumë përfitime shëndetësore

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika