Përfshihen nga flakët tri vetura në Novobërdë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e së enjtes, në fshatin Pasjak të komunës së Novobërdës, tri vetura janë përfshirë nga zjarri

Ilustrim i djegies së një veture

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së enjte, në fshatin Pasjak të komunës së Novobërdës, tri vetura janë përfshirë nga zjarri.

Sipas tyre, rrethanat e djegies së tyre janë ende të panjohura, teksa shtojnë se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin.

Rasti është ende në procedurë hetimore.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë kanë raportuar se në rrethana të panjohura, nga zjarri u janë përfshirë tre vetura. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika