Përfshihen nga zjarri 7 hektarë pisha në Podujevë

Në thellësi të Llapit është përfshi një plantacion i pishave nga zjarri. Sipas policisë, njësitë e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin dhe rasti tashmë është nën hetime

Podujevë

Policia e Kosovës ka raportuar se një roje e pyllit në Podujevë ka njoftuar se është kapluar nga zjarri një plantacion prej rreth 7 hektarë pisha-pronë shoqërore.

“Sylevicë, Podujevë / 02:04.2024 – 16:50. Ankuesi m/kosovar (roje e pyllit) ka njoftuar policinë se është kapluar nga zjarri një plantacion prej rreth 7 hektarësh me pisha- pronë shoqërore”, thuhet në raportin e policisë.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin, rasti është nën hetime.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika