Përfshihen nga zjarri dy objekte e dy serra në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet për tretman mjekësor

Një zjarr ka shpërthyer në Lipjan, ku ka përfshirë dy objekte dhe dy serra, ndërsa një zjarrfikës ka marrë tretman mjekësor për shkak të tymit në vendin e ngjarjes

Pamje nga vendi i ngjarjes në Lipjan.

Policia e Kosovës ka njoftuar për një incident zjarri në Lipjan, ku janë prekur dy objekte, një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore.

Ndërsa, për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës.

Gjithashtu, nga zjarri janë prekur edhe dy serra në vend.

Në këtë moment, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë në vendngjarje dhe janë duke punuar për ta menaxhuar situatën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për portalin Dukagjini se njëri nga zjarrfikësit është dëmtuar nga tymi dhe është trajtuar nga ekipet mjekësore.

Deri më tani shkaqet që kanë shkaktuar shpërthimin e zjarrit ende nuk dihen.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në Lipjan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht, ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, ka deklaruar Ahmeti.

Po ashtu, raportohet se zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth.

Pamje ka publikuar faqja “Vrojtuesit e Lagjes -Lipjan”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika