Përfshihen nga zjarri një objekt në Prizren dhe një shtëpi në Dragash

Policia e Kosovës ka njoftuar se është përfshirë nga zjarri një shtëpi në Dragash dhe një objekt në Prizren. Tutje, njoftohet se për të dyja rastet do të vazhdojnë hetimet

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtëpi është përfshirë nga zjarri në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas Policisë, një person kishte raportuar se shtëpia e tij ishtë përfshirë nga flakët. Shkaqet nuk dihen ende, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi, mashkull kosovar, ka raportuar se është përfshirë nga zjarri shtëpia e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia.

Nga zjarri është përfshirë dhe një objekt në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, por Policia ka njoftuar se zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Flakët kishin shkaktuar dëme materiale, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Është përfshirë nga zjarri një objekt pronë e ankuesit, mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka arritur që ta lokalizojë zjarrin. Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka raportuar Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika