Një banesë në Fushë Kosova dyshohet se ka marr flakë si shkak i mjeteve piroteknike që kishin përfundur në ballkonin e kësaj banese.
Në pamjet e siguruara nga KALLXO.com shihet se policia ka qenë në vend ngjarje.
Banorja e kësaj ndërtese ku ka rënë zjarri, Antigona Uka – Lutfiu, e cila është edhe zëdhënëse e Gjykatës Supreme të Kosovës, ka njoftuar në llogarinë e saj në Facebook për këtë incident.
“Britma e krisma na trishtuan, Njëherë menduam se u blloku në lift ndonjë fëmijë. Por ishin fqinjët, ndërkohë policia u desh të thyejnë derën e blinduar të fqinjit, pasi nga terasa e tij po dilte flakë e tym, ndërkohë që ai bashkë me familje, kishin shkruar ta festojnë ndërrimin e motmoteve në fshat”, ka shkruar banorja.
Ajo ka shtuar se deri te ky incident erdhi si pasojë e gjuajtjeve të pakontrolluara me mjete piroteknike.