Përfshihet nga zjarri një banesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë

Një banesë në lagjen "Bregu i Diellit" në Prishtinë është përfshirë nga zjarri rreth orës 12:30, siç konfirmoi zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Zjarrfikësit dhe policia janë të pranishëm në vendngjarje për menaxhimin e situatës, ndërsa deri tani nuk raportohet për persona të lënduar

Foto ilustrim

Një banesë është përfshirë nga zjarri në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen ‘Bregu i diellit’ në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, të cilët po merren me rastin”, ka thënë ajo.

Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika