Një fabrikë e ngjyrave në Ferizaj është përfshirë nga zjarri, të dielën e 12 qershorit.
Këtë për portali D, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka deklaruar se nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
Sipas Veselit, ende nuk janë marrë informacionet se si ka ardhur deri te shpërthimi.
“Rreth orës 19:56 jemi njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush, në një objekt afarist të ngjyrave është një incident zjarri. policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit kanë arritur që ta lokalizojnë zjarrin. të lënduar nuk ka. Rasti po hetohet nga policia rajonale në Ferizaj”, ka thënë Veseli.
Po ashtu, ai ka theksuar se njësitet përkatëse menjëherë kanë dalë në vendngjarje.