Një lokal është përfshirë nga zjarri në ora 05:15 në rrugën “Epiri” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Agron Borovci, ka thënë se policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit.
“Deri më tani nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale. Zjarri ka prekur edhe një objekt në afërsi të objektit që po digjej, ndërkaq për shkaqe sigurie janë larguar disa automjete përreth vendit të ngjarjes”.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci për Telegrafin.