Përfshihet nga zjarri një objekt në Komoran, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e një zjarri, që përfshiu këtë të hënë një fabrikë të mobilieve në Komoran

Ilustrim

Policia e Kosovës është deklaruar rreth zjarrit, që përfshiu këtë të hënë një fabrikë të mobilieve në Komoran.

Zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka thënë për Portalin Dukagjini se rasti ka ndodhur rreth orës 07:30.

Ajo tha se hetuesit, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në Komoran të Drenasit. Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht zjarrfikësit dhe policia janë në vendin e ngjarjes. Hetuesit në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ajo.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika