Orët e para të ditës së hënë ishin ankth për familjen Hajdari nga Rezniku i Vushtrrisë.
Gjithçka ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit, një makinë për larjen e rrobave ishte shkas që shtëpia e tyre të merr flakë.
Kryefamiljari, Haki Hajdari ka treguar momentin kur nga një krismë është zgjuan nga gjumi dhe panë tymin e flakën në shtëpinë e tyre.
“ Pram unë jam ardh prej pune, isha në ndërrimin e dytë, jam ra më fjet dhe po sa më ka zënë gjumi, unë se kom ni, shoqja veç ka bërtit, Haki, Haki qu se u kallë. Maqina u kanë tu punu për shkak me kursy rrym pasi po bëjnë apel”, ka thënë Hajdari.
Të parët që u lajmëruan për rastin, ishin Policinë e Kosovës në Vushtrri, por që ekipi i tyre nuk u pa tekë shtëpia e familjes Hajdari.
Ishin vetë katër anëtarët në këtë shtëpi që lokalizuan zjarrin.
Të vetmit që dolën për të parë gjendjen e shtëpisë disa orë pas, ishin një ekip i KEDS-it.
“ E kom thirr Policinë, i kom tregu që e lokalizuam zjarrin, pastaj sot këtu kanë ardhë KEDS-it por, po më duhet me shkua me bë një kërkesë në Mitrovicë. Policia nuk janë ardhë ende ani pse kanë thanë se vinë në ora 08:00 në mëngjes sot, por nuk kanë ardhë”, ka shtuar Hajdari.
Lidhur më këtë ngjarje, Policia e Kosovës Rajoni i Mitrovicës kanë thënë për televizionin që kanë marr informacion por që nuk kanë hapur raport për këtë rast, pasi që zjarri është lokalizuar nga familjarët.
E në KEDS kanë thënë se zjarri nuk ka ndodhur si pasojë e problemeve me energjinë elektrike por nga makina për larjen e rrobave.