Përfshirja në arsim e komuniteteve pakicë më e ulët se në vitin 2017

Një raport të detajuar që ka publikuar Avokati i Popullit është thënë se përfshirja e nxënësve rom, ashkali dhe egjiptas është më e vogël se në vitin 2017. Për njohësit e arsimit kjo gjendje është alarmante

Foto ilustrim

Gjendja e rëndë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas tashmë është evidente.

Pos vështirësive financiare sfidë e kanë edhe arsimin e diskriminim brenda institucioneve arsimore.

Një rast të tillë e ka evidentuar njohësi i arsimit, Argjend Osmani.

“Në shkollat ku mbahet mësimi në shkollat serbe kemi një diskriminim, racizëm të paparë ndaj këtyre nxënësve ku Nxënësit ashkali, rom dhe egjiptas nuk lejohen fare të vijojnë mësimet në të njëjtën klasë me nxënësit serb apo ata që flasin gjuhën serbe pa marr parasysh nacionalitetin që mund ta kenë”, ka thënë Osmani.

Për gjendjen e këtyre komuniteteve është publikuar edhe një raport i Avokatit të Popullit. Sipas tij gjendja është me e keqe se në vitin 2017.

“Përfshirja e fëmijëve të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas në sistemin para fillor në vitin 2017 ishte 53%. Objektivi i vendosur nga Plani Strategjik i Arsimit të Kosovës ishte që rritja e përfshirjes të shkonte në 70% deri në vitin 2021. Në vend të kësaj, ndoshta edhe për shkak të pandemisë shkalla e përfshirjes ra me nëntë pika të përqindjes në 44,9%”.

Ai që e punoi këtë raport, Xhavit Rexhaj po thotë se gjendja është mjaftë negative.

“Fëmijët shkojnë në shkollë me përjashtim të fëmijëve rom, ashkali, egjptjan të cilët nuk kanë përfshirje të duhur as në arsimin fillor e as në edukimin para-universitar”, është shprehur Rexhaj.

Ndryshe, të shtunën Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije që kanë hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika