Përfundojnë ndërhyrjet restauruese në tri kisha dhe manastire ortodokse, Kurti: Do të angazhohem për të gjithë qytetarët pa dallim e diskriminim

Kryeministri Kurti ka thënë se partneriteti i vendit me Bashkimin Evropian dhe UNDP në Kosovë është me "rezultate të prekshme" në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se partneriteti i vendit me Bashkimin Evropian dhe UNDP në Kosovë është me “rezultate të prekshme” në fushën e trashëgimisë kulturore dhe fetare.

Kurti ka thënë se në kuadër të programit të përbashkët mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), BE dhe UNDP, kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në tri kisha dhe manastire ortodokse, të cilat i ka cilësuar si asete të Kishës Ortodokse Serbe që mbrohen me ligjet e Republikës së Kosovës.

Mes tjerash Kurti ka shtuar se Manastiri i Qelisë (Burgut) dhe Kisha e Dëftimit të Shën Mërisë në Kamenicë dhe Manastiri i Dragancës në Novobërdë, pas ndërhyrjeve që janë financuar nga BE-ja, do të vazhdojnë t’u shërbejnë besimtarëve ortodoksë, komunitetit të gjerë dhe turistëve.

“Si Kryeministër i Republikës së Kosovës do të vazhdoj të angazhohem për të gjithë qytetarët tanë pa dallim e diskriminim. Harmonia ndërmjet komuniteteve etnike e fetare, si vlerë dalluese e shoqërisë sonë, është zotim dhe përkushtim i përhershëm i qeverisë sonë. Trashëgimia kulturore është ndër mjetet më efektive për afrim e bashkëpunim mes popujve. Prandaj, investimet tona në mbrojtjen dhe funksionalizimin e monumenteve do të jenë të vazhdueshme”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika