Përfundojnë të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se janë gati të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, teksa ka thënë se punimet do të monitorohen në baza ditore dhe asnjë vonesë nuk do të tolerohet.

Teksa, ka bërë të ditur se përveç stadiumit “Fadil Vokrri”, tani Kosova do të ketë edhe një stadium tjetër të certifikuar ndërkombëtarisht.

“Punët do t’i monitorojmë në baza ditore, asnjë vonesë nuk do të tolerohet. Kosova do të bëhet edhe me dy stadiume të certifikuara ndërkombëtarisht”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Ai ka thënë se kanë përfunduar të gjitha procedurat para nisjes së renovimit.

Ai ka bërë të ditur se shpronësimet kanë përfunduar, kushtet e ndërtimit dhe leja ndërtimore janë siguruar, borxhet e akumuluara ndër vite (komunalitë) janë paguar, dhe se kontrata me operatorin është zgjatur e po ashtu edhe zotimi për buxhet është siguruar.

“E gjatë dhe e mundimshme ishte rruga për t’i përmbyllur të gjitha procedurat që do të duhej të kishin mbaruar në vitin 2019, para nisjes së renovimit”, ka shkruar Çeku.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika