Përfundon afati për konvertimin e targave ilegale

Sot (e premte) ka përfunduar afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS

Ilustrim

Të premten e 15 dhjetorit ka përfunduar afati për konvertimin e targave ilegale të Serbisë në ato RKS.

Qeveria e Kosovës më 30 nëntor kishte marrë vendim për zgjatjen e afatit të konvertimit të tyre, deri më sot.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndryshuar dhe plotësuar Vendimin e Qeverisë Nr.01/170 të datës 30 tetor 2023 , duke zgjatur kështu afatin për regjistrimin me benefite financiare për pronarët e automjeteve me denominimet “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” deri me 15 dhjetor 2023”, thuhej në vendimin e qeverisë.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka njoftuar për media se deri tani janë 3 mijë e 300 vetura, që i kanë konvertuar targat ilegale në ato RKS.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika