Përfundon afati për lirimin e objektit që shfrytëzohet ilegalisht në veri

Siç raporton RTV Dukagjini, punëtorët e këtij objekti mësohet që kanë kaluar natën këtu për të mos liruar objektin

Sot (e premte) ka përfunduar afati i dytë 14 ditor, të cilin Inspektorati Komunal i Mitrovicës Veriore i ka dhënë strukturave paralele që ta lirojnë objektin që shfrytëzojnë ilegalisht.

Siç raporton RTV Dukagjini, punëtorët e këtij objekti mësohet që kanë kaluar natën këtu për të mos liruar objektin.

Lidhur me këtë, Dukagjini ka kontaktuar shefin e kabinetit të Kryetarit Erden Atiq. Ai ka deklaruar se vendimi nuk ka ndryshuar.

“Sot është data e fundit por akoma s’ka përfunduar orari i punës. Nëse ata kanë fjetur aty, atëherë pyetni ata. Vendimi nuk ka ndonjë ndryshim, nëse ka ndryshime do të informoheni”, ka deklaruar Syla.

Ndërkaq, Policisë së Kosovës nuk i është kërkuar ende që të asistojë në lirimin e objektit  që po shfrytëzohet ilegalisht në veri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar  zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut , Veton Elshani.

“Ende jo (nuk iu është kërkuar). Por do të asistojmë sa herë që kërkohet nga ne”, ka deklaruar Elshani.

Komunës nuk i është ofruar dokumentacion mbi bazën e të cilit është shfrytëzuar ky objekt.

Objekti në foto, në të cilin, valon flamuri i Serbisë shumë pak metra pranë komunës së Mitrovicës Veriore, shfrytëzohet nga strukturat paralele serbe.

25 gushti ishte afati i fundit për të liruar këtë objekt, por i njëjti u shtye për dy javë të tjera.

Shtyhet afati për lirimin e objektit që shfrytëzohet ilegalisht në veri

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika