Përfundon aventura e Donjeta Sadikut në Lojërat Olimpike

Donjeta Sadiku është mposhtur nga boksierja kolumbiane, Angie Paola Waldes Pana.

Kështu merr fund aventura e Donjetës për të siguruar medaljen olimpike.

Boksierja Sadiku e filloi me kujdes të shtuar në raundin e parë, por që ishte një angazhim jo edhe i lartë në tempo.

Edhe raundi i dytë ishte skenar i të parit, me Donjetën që kërkonte të dilte përpara, por që kolumbiania ishte e vështirë për t’u përballuar.

Në raundin e tretë ishte një ofensivë e plotë nga Sadiku, por që kjo nuk i mjaftoi.

Sadiku nuk ia doli të kalonte tutje, duke mbetur pa medalje në këto Lojëra Olimpike.

Ajo u mposht 3-2 në pikë, ndërsa do të shpresojë që të ketë paraqitje më të mira pas katër viteve të ardhshme.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika