Përfundon dëshminë dëshmitari i tretë i ZPS-së në rastin e Pjetër Shalës

Pjetër Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte. Tashmë ka përfunduar dëshminë dëshmitari i tretë i mbrojtur i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në rastin e tij

Pjetër Shala

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të enjten po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës. Tashmë ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të tretë të mbrojtur të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, me kodin 7.

Në këtë seancë, trupi gjykues e pyeti dëshmitarin se për çfarë e kishte fjalën dje kur deklaroi se për djemtë perspektivat nuk ishin njësoj.

“Perspektiva, nuk kemi marrëdhënie pune, vëllai i madh ka qenë polic…”, tha dëshmitari, duke thënë se e ka fjalën për perspektivën në Kosovë.

Ai shtoi se nuk i kujtohet për sa kohë punoi vëllai i tij në Polici.

Dëshmitari 7 theksoi se i kishte dalë emri se ishte pranuar në Polici, por më pas ia kishin tërhequr.

Ai thotë se këto kanë mundësi të kenë ndodhur lidhur me ato që i kanë ndodhur babait të tij.

Ndryshe, Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

“Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika