Përfundon diskutimi për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së

Diskutimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane në Prishtinë tashmë ka përfunduar

Në Ambasadën amerikane në Prishtinë, ka përfunduar takimi, në të cilin, është diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ndërsa të ftuar ishin zyrtarë nga Presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është parë duke dalë nga nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pas mbajtjes së takimit që ishte paraparë të  përfundojë në orën 12:00.

Pos tij, edhe ambasadori i Britanisë së madhe në Kosovë, Nicholas Abott, është parë teksa ka dalë nga Ambasada, e më pas edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë ritheksuar edhe një herë domosdoshmërinë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një tekst autorial për Koha.net, ata kanë thënë se zotimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtetutën e saj, as nuk kërcënon sovranitetin, pavarësinë ose institucionet demokratike të saj.

Themelimi i Asociacionit është përmendur në propozimin e fundit evropian, një plan disapikësh i ofruar nga zyrtarët amerikanë e evropianë për Kosovën dhe Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se e respekton konfidencialitetin e bisedimeve, ndërsa për Asociacionin ka shtuar se ka insistim të ndryshëm ndërkombëtar për zbatimin e marrëveshjes. Sipas tij, marrëveshja për Asociacionin, sipas draftit fillestar, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lidhur me këtë takim, vetë Kurti kishte deklaruar se nuk është ftuar.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik. Ndërkaq, në anën tjetër, edhe nga propozimi i Bashkimit Evropian nuk mund të përzgjidhet vetëm ndonjë nen, i cili mendohet që e përfshin Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet”.

“Unë kam pritur që ai në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”, ishte shprehur ai në një intervistë për REL.

Ndryse, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezntuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Radio Televizioni Dukagjini ka siguruar draftin e Asociacionit, i cili është hartuar si propozim nga fondacioni gjerman “Fridrih Ebert Shtiftung”.

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Drafti është hartuar nga Fondacioni gjerman për social demokraci “Friedrich Ebert Stiftung”.

Ai përmban 18 nene. Që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika