Përfundon ëndrra e Kosovës për kualifikim në “EuroBasket2025”

Kosova ka humbur ndeshjen kundër Danimarkës, dhe përfundimisht humb mundësinë për kualifikim në EuroBasket 2025

Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll, ka humbur ndeshjen kundër ekipit të Danimarkës, ndeshje e cila mund ta kualifikonte Kosovën në “EuroBasket 2025”.

Kosovës i duhej fitore me 7+ pikë që të kualifikohej, por ka humbur këtë ndeshje me rezultat 63:88, dhe e mbyll ëndrrën për kualifikim në “EuroBasket 2025”.

Në grup me Kosovën e Danimarkën është edhe Zvicrra e cila tanimë ka regjistruar katër humbje. Danezët kanë katër fitore, kurse Dardanët numrojnë dy fitore e dy humbje.

Lojën e parë gjithashtu e kishte fituar Danimarka me rezultat 82:75.

Në përkrahje të Dardanëve ishte edhe Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Ajo publikoi foto nga palestra “Sezai Surroi” në Prizren, ku po zhvillohej ndeshja.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika