Përfundon faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B- UEFA

Albert Bunjaku, drejtor teknik në FFK dhe Elon Berisha, instruktor i licencuar nga UEFA ftojnë treajnerët e ri të bëhen pjesë e kurseve për licencim nga UEFA

Në Kompleksin Nacional të FFK-së në Hajvali, ka përfunduar faza e parë e kursit të trajnerëve për Licencën B – UEFA. Në këtë vit për t’u pajisur me Licencën – B, kishte një numër të madh të trajnerëve të interesuar.

Albert Bunjaku, drejtori teknik në FFK, ka thënë se tani janë në fazën e modernizimit të edukimit për licencim, sipas standardeve të UEFA-s që nuk dallojnë prej atyre në Angli, Francë, apo vendeve tjera, transmeton “Telegrafi”.

Bunjaku ka treguar se UEFA, si dhe disa prej federatave anëtare, kanë filluar të punojnë në atë drejtim që të krijohen edhe licenca për grupmoshat e reja.

“I motivoj dhe i ftoj trajnerët që në të ardhmen të mos fokusohen vetëm te Licenca – B për trajner kryesor të ekipit A. Mundesh me e pas një ëndërr gjithmonë që të jesh me grupmosha të reja, pse jo, nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të punosh me këto grupmosha”, është shprehur Bunjaki.

Albert Bunjaku

Elon Berisha, instruktor i licencuar nga UEFA, ka thënë që kur ka filluar ky kurs e deri më tani, çdo gjë ka shkuar suksesshëm sipas planit.

“Tani është duke u zhvilluar faza e parë e kursit, e cila është si provë e teorive të cilat kandidatët tashmë i posedojnë. Pas kësaj faze, trajnerët do të marrin detyrat, të cilët duhet t’i realizojnë gjatë një muaji, ku më pas do të kthehen prapë në kampin ku po i zhvillojmë stërvitjet dhe do të fillojë faza e dytë. I gjithë procesi për pajisjen e trajnerëve me Licencën – B pritet të përfundojë në fund të muajit qershor”, ka deklaruar instruktori Elon Berisha.

Ilustrim

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika