Këtë të shtunë ka përfunduar gara për xhudisten shqiptare, Laura Fazliu, në Grand Prix “Almada 2023” ku po zhvillohet në Portugali.
Fazliu ka përfunduar raundin e parë pa luftë, duke u kualifikuar menjëherë në raundin e dytë në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë.
Në këtë garë, xhudistja Fazliu është ndaluar nga xhudistja spanjolle, Sarai Padilla Guerrero.
Kosovën në Grand Prix “Almada 2023”, përveç Fazliut po e përfaqësojnë edhe Loriana Kuka, Shpati Zekaj dhe Dardan Cena.