Përfundon “Goditja” e policisë: 234 të arrestuar

"Policia e Kosovës me qëllim të shtimit të masave të sigurisë në pjesët urbane të vendit, në pjesët ku ka prezencë më të madhe të qytetarëve (lokale hoteliere, bare nate, kafiteri etj), ka hartuar dhe zbatuar një urdhër operativ (UO “GODITJA”)"

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë një muaji, që nga 8 gushti deri më 6 shtatori përmes operacionit “Goditja” kanë arrestuar 234 persona.

Gjithashtu, janë kontrolluar mbi 72 mijë vetura e gati një mijë lokale.

“Që nga 8 gushti 2023, kur ka filluar së zbatuari urdhri në fjalë, e deri më 6 shtator 2023 (një muaj), nga zyrtarë policorë të angazhuar në zbatim të ‘GODITJËS’, janë shënuar aktivitete si më poshtë:

    • Numri i patrullimeve në zona urbane: 14417 patrullime,
    • Numri i pikave të kontrollit të automjeteve: 12511, prej tyre 3274 me radar ose alkool-test,
    • Numri i veturave të kontrolluara: 72386 vetura,
    • Numri i lokaleve të kontrolluara: 966 lokale,
    • Numri i personave të arrestuar: 234 persona,
    • Numri i armëve të zjarrit të konfiskuara: 77 revole, 13 armë të gjata,
    • Numri i municionit të konfiskuar: 2376 copë fishekë kalibrash të ndryshëm”, thuhet në njoftim e policisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika