Përfundon intervistimi i të dyshuarit të tretë për vrasjen e Liridona Murselit, mohon të jetë i përfshirë në rast

“Ai ka mohuar se është i përfshirë në vrasje, deklaroi se i njeh të dy palët e arrestuar po jo që ka qenë pjesë e këtij rasti", ka deklaruar i arrestuari i tretë i dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit

K.K janë inicialet e personit të tretë i cili po dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit dy ditë më parë.

Avokati Ahmet Gjinovci për Portalin Dukagjini ka thënë se u caktua për rastin sipas detyrës zyrtare.

Ai ka shtuar se K.K sapo përfundoi intervistimin, ndërsa në deklarimin e tij ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasje.

“Ai ka mohuar se është i përfshirë në vrasje, deklaroi se i njeh të dy palët e arrestuar po jo që ka qenë pjesë e këtij rasti”, ka thënë avokati Gjinovci.

Tutje, ai shtoi se vepra penale që rëndon tashmë për klientin e tij është vrasje.

Avokati tha se nuk është në njohuri të rastit në detaje, meqenëse u caktua në orët e fundit sipas detyrës zyrtare për të qenë prezent gjatë kohës sa bëhet intervistimi i K. K. nga hetuesit policor.

K.K është i arrestuari i tretë i cili u vu në pranga gjatë ditës së sotme për vrasjen e Liridona Murselit.

Ndryshe, Arrestohet edhe një person i tretë në rastin e vrasjes së Liridona Murselit

Një person i tretë është arrestuar në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës. Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com ka kontaktuar me Prokurorinë për të kuptuar më shumë informacione në lidhje me këtë arrestim, mirëpo nuk kanë dhënë detaje.

“E kemi ende në proces rastin e tij, nuk mund të japim detaje”, ka thënë shkurt prokurorja Besa Limani.

Të mërkurën e 29 nëntorit, Prishtina dhe i gjithë vendi u tronditën nga dy vrasje që ndodhën brenda dy orësh.

Një grua është vrarë këtë të mërkurë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Ajo dyshohet se u vra me armë zjarri.

Fillimisht dyshohej se Naim Murseli, i cili ishte me familje në veturë, ishin cak i një grabitjeje, ku pas të shtënave nga grabitësit mbeti e vrarë gruaja e tij.

Por, sot është konfirmuar nga Policia e Kosovës së njëri prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli.

Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

Naim Murseli në Kosovë njihet për angazhimin e tij si pjesë e stafit të ngushtë të kreut të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Një veçanti e profilit të tij janë edhe fotografitë e tij të shumta me gruan, Liridonën, e cila është varrosur sot në fshatin e saj të lindjes në Gjakovë.

Sipas të dhënave që janë të disponueshme në internet, Murseli e ka kryer edhe shkollën e mesme në Gjimnazin “Agnebergs” në qytetin Uddevalla nga viti 2006 deri në vitin 2009 në Suedi, megjithatë nuk dihet se në çfarë drejtimi.

Pas kësaj, Murseli ka regjistruar Shkollën për Biznes në vitin 2010 për të diplomuar më pas.

Nga viti 2011, ai ka punuar në Suedi si shitës dhe agjent i shitjes në kompani të ndryshme suedeze.

Ai gjithashtu figuron si themelues i një kompani mediale dhe se është marrë edhe me marketing në Suedi.

Naim Murseli [1990] ka qenë i martuar me Liridona Murselin dhe me të ka dy fëmijë.

Prokuroria jep detaje për vrasjen e Liridona Murselit: Është sekuestruar arma, të dyshuarit po intervistohen

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe dorasit, me inicialet G.P të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.

Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj tyre prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtejme ligjore.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika