Prokuroria Themelore në Prishtinë ka përfunduar intervistimin e të dyshuarit tjetër në rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
Edhe ky është mbrojtur në heshtje dhe u ka qëndruar pranë deklarimeve që ka dhënë në polici.
Ndryshe, pak orë më parë, ka përfunduar intervistimi i njërit prej të dyshuarve për vrasjen e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, në Podujevë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka marrë në pyetje njërin prej të miturve, Eltion Kadriu në procedurën përgatitore, i cili është i dyshimtë për ‘vrasjen e rëndë’ që ka ndodhur me 14 janar 2024. Si pasojë e sulmeve ka vdekur Lulzim Fejzullahu, i moshës 18-vjeçare. I njëjti ka shfrytëzuar të drejtën e tij që të mbrohet në heshtje, dhe pse paraprakisht ka deklaruar se mbetet pranë deklaratës që ka dhënë në polici. Dhe në pyetjen time, për një person i cili ka qenë i sulmuar nga ky para dy viteve, ai ka refuzuar të përgjigjet”, ka thënë Gashi.
Avokati i mbrojtjes i të dyshuarit, Skender Musa, ka thënë se i njëjti ka qenë në gjendje të rënduar emocionale dhe i vjen keq për ngjarjen që ka ndodhur.