Përfundon mandatin sllovaku Lajçak, kritikohet për qasjen

Këtë të premte ka përfunduar mandati i emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak i cili do të zëvendësohet nga Peter Sorensen. Analistët vlerësojnë se Lajçak arriti dy marrëveshje me palët por problem mbeti zbatimi i tyre, e njëkohësisht ai u kritikua edhe si i anshëm gjatë dialogut.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajcak, dhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, në Bruksel, 2 maj 2023.

Miroslav Lajçak këtë të premte përfundoi mandatin e tij si emisar i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai do të zëvendësohet prej diplomatit nga Danimarka, Peter Sorensen.

Megjithatë, Lajçak vetëm një ditë më parë, realizoi një takim lamtumirës me deputetët e Parlamentit Evropian në Komisionin për Politikë të Jashtme.

Sipas burimeve të Radio Evropa e Lirë, shumica e eurodeputetëve kanë qenë kritikë ndaj mënyrës se si BE-ja u është qasur palëve në dialog.

Veçmas me masat ndëshkuese që janë vendosur ndaj Kosovës dhe në të njëjtën kohë nuk ka pasur masa ndaj Serbisë, sidomos pas sulmit të armatosur në Banjskë më 2023, që kanë ndikuar negativisht në dialogun e ndërmjetuar nga BE-ja.

Analisti politik Afrim Kasolli thotë që megjithëse Lajçak arriti dy marrëveshje, ai nuk e çoi deri në fund këtë.

“Këto marrëveshje nuk janë zbatuar për arsyeje të ndryshme që dihen, dhe puna në zbatim të tyre mund të konsiderohet i dështuar në rolin i tij”, ka thënë Kasolli.

Por, Lajçak u konsiderua i anshëm në dialog, pretendime të cilave iu jep të drejtë analisti politik Albinot Maloku.

“Kjo ka ardhur edhe si pasoj edhe që vet Bashkimi Europian, nuk e ka pas një vizion të qartë se çka dëshiron të arrijë nga dialogu”, ka thënë Maloku.

Diplomati danez Sorensen nga të dy konsiderohet si një njohës i mirë i rajonit dhe përparësi e tij cilësohet prejardhja e tij, që sipas tyre nuk do të paragjykoj statusin e Kosovës ashtu siç besojnë se ka bërë diplomati sllovak, Lajçak, shteti i të cilit nuk e njeh pavarësinë e vendit.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika