Përfundon mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të veriut

Ka përfunduar mbledhja e nënshkrimëve për shkarkimin e katër kryetarëve në kater komunat veriore. Peticioni së bashku më nënshkrime është dorzuar tek kryezuesit komuanl dhe i njëjti pritet që deri të enjten të dorëzohet në Komisionin Qendrorë të Zgjedhjeve.

Vetëm pesë ditë pasi kishte nisuri nënshkrimi I peticionit për shkarkimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ai u dorëzua në Komunën që udhëhiqet nga Erden Atiq..

Mbi kater mijë qytetarë nga minoriteti serb  kanë vëmë firmat e tyre për të shkarkuar kryetarin aktual të kësaj komune.

Kryesuesi i kuvendit komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Uglanjini ka bërë të ditur se peticionin do ta dorëzoj më se largu të enjten në zyret e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Afatin e fundit për dorzimin e peticionit tek kryesuesit komunal e kishin këtë të hënë edhe në komunën e Zubin Potokut.

Peticioni më nëshkrime është mbledhur edhe në dy komunat e tjera veriore, Zveçan e Leposaviq.

I tere procesi sipas Policisë së Kosovës ka shkuar pa ndonjë incident.

Nëse KQZ-ja konfirmon se nënshkrimet e mbledhura janë të përshtatshme dhe i verifikon ato, organizohet votimi për shkarkimin e kryetarëve. Që ky votim të jetë i suksesshëm, kërkohet 50 për qind plus një votë e qytetarëve me të drejtë vote. Pas kësaj, rezultati i dërgohet Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka një afat ligjor prej 30 deri në 45 ditë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika