Përfundon mbledhja e PDK-së: Qëndrimet s’kanë ndryshuar, vendimet i lëshojmë në komunikatë

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PDK-së, deputetët e kësaj partie kanë deklaruar se qëndrimet e tyre nuk kanë ndryshuar, ndërsa vendimet e marra në mbledhje do të bëhen të ditura përmes një komunikate, raporton Ekonomia Online.

“Për çdo gjë lëshojmë komunikatë, ndërsa qëndrimi është thënë para dy ditësh”, ka thënë deputeti i kësaj partie, Enver Hoxha.

Njëjtë është shprehur edhe deputetja Eliza Hoxha, e cila po ashtu tha se vendimet do të komunikohen më vonë.

Anëtari i kryesisë, Mërgim Lushtaku, deklaroi se PDK nuk ka ndërruar qëndrim.

“Si parti i kemi organizuar të gjitha rrethanat politike dhe sigurisht që qëndrimi mbetet i njëjtë. Presim deri nesër për të parë zhvillimet e mëtutjeshme”

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, tha se nuk kanë marrë asnjë vendim e se më vonë do të dalin me deklaratë.

“Nuk kemi marrë asnjë vendim, më vonë do të dalim me një deklaratë.”

Ndërsa deputeti Genc Prevlukaj theksoi se nuk ka ndonjë informacion sa i përket mbledhjes.

“Nuk mund të them asgjë, është zyra për komunikim ajo që mund t’ju informojë.”

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika