Përfundon ndeshja Kosova-Izrael me rezultat 1-0

Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 1-0 në favor të Kosovës. Gol i ndeshjes u shënua nga Milot Rashica në minutën e 41. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024

Ka përfunduar ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1 me 0.

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në avantazh kundër Izraelit pas një goli të shënuar në minutën e 41 në ndeshjen e parë.

Goli është shënuar nga Milot Rashica për të kaluar Kosovën në epërsi në duel me Izraelin.

Dardanët dhe izraelitët kanë luajtur në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Me fitoren e kësaj ndeshjeje, Kosova merr tre pikë në tabelë dhe kjo është fitorja e dytë e Kombëtares sonë në këtë cikël të garave.

Kosova tani ka dhjetë pikë në vendin e katërt, një me pak se Izraeli, kurse, Romania kryeson Grupin I me 16 pikë, një më shumë së Zvicra.

Ndërsa tani, Kosova sfidën e radhës do ta luajë më 18 nëntor në Bazel kundër Zvicrës.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika