Përfundon pjesa e parë, Kosova me një lojtar më pak në fushë

Ka përfunduar pjesa e parë në mes Rumanisë dhe Kosovës, ku “Dardanët” mbeten me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Vedat Muriqit, i cili u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 20-të pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë, e më pas vazhdoi ku ishte pikërisht Muriqi, ai që pati një rast të mirë shënimi, por nuk arriti që topi ta kalojë vijën e portës. Rezultati po vazhdon të jetë ende 0-0.

Vedat Muriqi është përjashtuar nga loja për shkak të kartonit të dytë të verdhë në minutën e 42-të të ndeshjes.

Zhegrova kishte një rast shumë të mirë shënimi, por që nuk arriti ta konkretizojë gjuajtjen e tij.

Kanë kaluar gjysmë orë lojë në ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës, ku pak çaste më herët ishte Vedat Muriqi i cili u gjend i vetëm përballë portierit, por topin nga vija e portës e largoi njëri nga mbrojtësit rumun.

Rezultati akoma po vazhdon të jetë i pandryshuar, teksa dominimin po e kanë rumunët.

Ka rinisur ndeshja në mes Rumanisë e Kosovës, ku “Dardanët” u kthyen në fushë pas thirrjeve shoviniste të tifozëve rumunë, të cilët shfaqen banerin “Kosova është Serbi”.

Rezultati vazhdon të jetë ende 0-0.

Futbollistët e Kosovës janë kthyer në fushë, ku tash po i bëjnë ngrohjet pas ndërprerjes së ndeshjes për disa minuta si pasojë e thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë ku thanë “Kosova është Serbi”

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika