Kosova dominoi në pjesën e parë të ndeshjes e cila po zhvillohet ndaj Qipros në kuadër të ndeshjes së dytë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
45-minutëshi i parë përfundoi me rezultat 2:0 ndaj Qipros.
Goli i parë u shënua nga Vedat Muriqi ku e kaloi në epërsi kombëtaren, e po ashtu edhe goli i dytë u shënua nga Muriqi pas asistimit të Donat Rrudhanit në minutën e 21-të.
Kosova është paraqitur bindshëm në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Qipros.