Përfundon pjesa e parë mes Trepçës dhe Yllit në palestrën “Minatori” në Mitrovicë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Trepçës dhe Yllit në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Pas 20 minutave të para rezultati është i barabartë 30:30. Çereku i parë u mbyll në të mirë të mysafirëve, 10:16.

Kjo është ndeshja e pestë e serisë finale.

Fituesi i këtij ballafaqimi shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2023/24.

Ndryshe, Palestra “Minatori” në Mitrovicë do të jetë nikoqire e spektakli të garantuar të finales së pestë ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku edhe do të përcaktohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll.

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë takuar katër finale dhe rezultati mes dy klubeve është 2-2, andaj finalja e pestë do të qartësojë gjithçka.

E një ditë para ndeshjes, klubi nga Mitrovica, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, u ka bërë thirrje tifozëve për mbështetje sa më të madhe në këtë finale.

“Me ju në krahë, jemi një fitore afër titullit. Na presin 40 minuta të zjarrtë, 40 minuta angazhim maksimal, përkushtim, dëshirë e vetëmohim. Por, edhe 40 minuta të përkrahjes së paparë nga tribunat, nga lojtari ynë i gjashtë, nga tifozët që i ka lakmi secili klub në Evropë… nga ata që janë lokomotivë e Trepçës së madhe”, thuhet në postim.

Trepça i drejtohet tifozave një ditë para finales: Jeni lokomotiva jonë

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika