Përfundon pjesa e parë pa gola mes Spanjës dhe Gjermanisë

Ndeshja Spanjë-Gjermani

Ka mbaruar pa gola pjesa e parë në kryendeshjen e Grupit E ndërmjet Spanjës dhe Gjermanisë.

Ani pse spanjollët e kishin posedimin e topit, rrugën për te goli nuk e gjetën dot.

Në anën tjetër, gjermanët arritën që të shënojnë me anë të Antonio Rudiger në minutën e 40-të, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Rezultati aktual i konvenon më shumë skuadrës së udhëhequr nga Luis Enrique, sepse “La Roja” mbetet lidere me katër pikë të grumbulluara.

Teksa, “Die mannschaft” është e fundit me vetëm një pikë duke i bërë gjërat edhe më të komplikuara për të vazhduar tutje.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika