Përfundon procesi, mbi 122 mijë të regjistruar në Luginën e Preshevës, Bujanoc e Medvegjë

Regjistrimi i popullsisë tashmë ka përfunduar. Mbi 122 mijë qytetarë janë regjistruar në Luginën e Preshevës, Bujanoc e Medvegjë

“Ka përfunduar regjistrimi i popullsisë dhe pasurive, proces të cilin me të drejtë e cilësuam të rëndësisë kombëtare”.

Kështu ka thënë për RTV Dukagjini, ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, njëherësh këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Numri më i madh i pjesëmarrësve në këtë proces ishte në Preshevë, ku 59 mijë e 024 qytetarë u regjistruan për vitin 2022.

Në Bujanoc pjesëmarrës në këtë proces ishin 54 mijë e 529 persona, ndërsa në Medvegjë tetë mijë e 505 qytetarë.

Për një muaj rresht, shqiptarët e Luginës së Preshevës iu përgjigjën masivisht thirrjeve për regjistrim të tyre, të familjarëve e të çdo shqiptari që jeton atje edhe të atyre që janë me banim të përkohshëm në Republikën e Kosovës e diasporë.

“Duke marrë parasysh shkeljen e të drejtave tona në mënyrë konsistente, liritë e cunguara e diskriminim kombëtarë e njerëzorë ndër vite, numri i cili u arrit në fund të procesit, dëshmon më shumë se gjithçka tjetër që Serbia shqiptarët deri më tani i kishte trajtuar duke u bazuar në shifra të manipuluara”, ka thënë Sinani.

Sipas saj, manipulimi 10 vjeçar me shifrat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi, bëri që presidenti i Serbisë ende pa përfunduar procesi i regjistrimit, shifrat e paraqitura në mënyrë skandaloze i trajtoi si të fryra e të manipuluara.

“E tmerrshme të mendosh që një presidenti të një shteti, në tërë procesin e regjistrimit, vetëm numri i shqiptarëve të regjistruar t’i duket shumë”, shtoi ajo.

Sinani ka falënderuar të gjithë ata që  u angazhuan për një muaj, që procesi i regjistrimit të dalë suksesshëm.

“Në fakt, angazhimi jonë i përbashkët për të luftuar pasivizimin, na bëri që procesin e regjitrimit të mos e trajtojmë thjesht dhe vetëm si obligim statistikor, por si mundësi e moment historik”.

“Falënderues poashtu ndaj spektrit politik shqiptarë brenda e jashtë Luginës së Preshevës për kontributin e dhënë, Qeverive të Shqipërisë e Kosovës, organizatave jo qeveritare, mediave, prijësve fetarë që i dhanë jehonë e rëndësi procesit të regjistrimit. Në veçanti falënderues ndaj çdo regjistruesi shqiptarë, që për asnjë moment nuk ndjenë lodhjen, por trokitën në çdo shtëpi vetëm që regjistrimi të përfundoj me sukses”.

Mirënjohëse është shprehur edhe ndaj angazhimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Bashkë, me vendosmëri dëshmuam se jemi shumë më shumë se që na paraqitën për 10 vite.  Prandaj, sot, nuk jemi shumë. Jemi kaq sa janë të dhënat. Pas përpunimit të rezultateve, proces në të cilin shqiptarët nuk kanë qasje e për të cilin kemi kërkuar vëzhgim nga miqtë tanë ndërkombëtarë, na mbetet që bashkë të vazhdojmë deri në arritjen e kërkesave tona legjitime”.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika