Përfundon protesta e gazetarëve kundër mbylljes së Klan Kosovës

Gazetarët kosovarë tashmë kanë dalë në rrugët e kryeqytetit, duke nisur protestën e organizuar nga AGK-ja, për të shprehur shqetësimin e tyre lidhur me pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë

Dhjetëra qytetarë mblidhen në Prishtinë për të protestuar kundër mbylljes së Klan Kosovës, 31 korrik 2023.

Të hënën, në shenjë revolte kundër pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka organizuar një protestë në qytetin e Prishtinës.

Me motonin “Demokracia vdes në errësirë”, dhjetëra gazetarë dhe qytetarë tashmë kanë dalë në rrugë për të shprehur solidaritetin e tyre me Klan Kosovën dhe për të luftuar për lirinë e medias në vend.

Siç raporton ekipi në terren i RTV Dukagjini, një qytetar është konfrontuar me gazetarët, pasi u ka thënë se janë mercenarë dhe në duar kishte një pankartë.

Protesta ka filluar në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku masa e njerëzve është duke u rritur në çdo moment.

Dhjetëra qytetarë mblidhen në Prishtinë për të protestuar kundër mbylljes së Klan Kosovës, 31 korrik 2023.

Qytetarë, organizata të shoqërisë civile dhe kolegë të gazetarisë janë bashkuar në këtë akt të fuqishëm të protestës, duke kërkuar respektimin e lirisë së medias dhe të drejtën e informimit të publikut.

Me anë të kësaj proteste, AGK-ja synon të shprehë zemërimin dhe shqetësimin e tyre për situatën e tanishme dhe të mbrojë lirinë e shtypit dhe demokracinë në Kosovë.

Protesta paralajmërohet të jetë paqësore dhe ndërgjegjësuese, duke shprehur një thirrje të fuqishme për transparencë dhe përgjegjësi në vendimmarrjen institucionale.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), të premten, më 28 korrik, përmes një njoftimi bëri të ditur se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë vendim për refuzimin e ankesës së Shoqërisë Tregtare “Klan Kosova sh.p.k.”.

Kështu, ky komision ka konstatuar se ARBK-ja “në shkallën e parë, ka vendosur në përputhje me ligjin kur e pezulloi certifikatën e biznesit të Klan Kosovës sh.p.k.”.

“Goditja më të rëndë ndaj lirisë së medias në Kosovë”

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, pas vendimit ka thënë se është i tronditur me vendimin e Qeverisë Kurti për mbylljen e Klan Kosovës, duke e cilësuar si “goditjen më të rëndë që i bëhet lirisë së medias në Kosovë që prej kohës së luftës”.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kishte ngritur një kallëzim penal kundër “Klan Kosovës”, me pretendimin se në certifikatën e biznesit të saj, te ndërrimi i pronarëve, janë shfaqur emrat “Pejë – Serbi” dhe “Gjakovë – Serbi”.

Klan Kosova e ka cilësuar të padrejtë pretendimin e ministrisë, duke thënë se “Klani i ka si dëshmi të gjitha dokumentet që konfirmojnë se pronari i kompanisë është i regjistruar në komunën e Gjakovës të Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, me 4 korrik të këtij viti, Klan Kosova, kishte dorëzuar ankesë në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës. Me të synohej të anulohet vendimi i datës 21 qershor për suspendimin e certifikatës së Biznesit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika