Përfundon saga zgjedhore, Kamberi merr votat e mjaftueshme për deputet

Kandidati i Koalicionit të Shqiptarëve – Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, i ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Parlamentin e Serbisë

Shaip Kamberi, Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë

Shaip Kamberi do të jetë deputet në Parlamentin e Serbisë. Këtë e ka konfirmuar vetë ai, për Portalin Dukagjini, duke treguar edhe numrin e votave që ka marrë e që janë, gjithsej, 698.

“Po e konfirmoj, kam marrë 698 vota”, është përgjigjur Kamberi, në pyetjen se a është zgjedhur deputet.

Kamberi është deputeti i vetëm i cili, do t’i përfaqësojë shqiptarët në Parlamentin e Serbisë. Brenda një kohe të shkurtër, Kamberi ka qenë pjesë e procesit zgjedhor mbi katër herë, kjo për shkak të përsëritjeve të zgjedhjeve disa herë me radhë si shkak i parregullsive të ndryshme.

Ai, vazhdimisht, është ankuar se shteti serb me qëllim ka dashur që t’ia pamundësojë zgjedhjen e tij si deputet, në mënyrë që zëri i shqiptarëve të mos dëgjohet në parlamentin serb.

Shaip Kamberi me përkrahësit e tij

Zgjedhjet për herë të fundit janë mbajtur më 27 maj në Tërnoc të Luginës për parlamentin e Serbisë, ku deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, nuk i kishte marrë votat e mjaftueshme.

Në mbështetje, Kamberit i kishte dalë i gjithë spektri politik në Kosovë.

Ky do të jetë mandati i tretë i tij, si deputet në parlamentin e Serbisë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika