Përfundon seanca, deklarohen të pafajshme infermieret që keqtrajtuan të moshuarën në Pejë

Në seancën gjyqësore të martën, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, të akuzuara për dhunë fizike ndaj një të moshuare në Pejë, janë deklaruar të pafajshme. Seanca ishte e mbyllur për publikun, dhe vajza e të moshuarës ishte përjashtuar, pasi nuk kishte autorizim nga QPS-ja për të përfaqësuar nënën e saj

Në seancën gjyqësore të martën, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, të akuzuara për dhunë fizike ndaj një të moshuare në Pejë, janë deklaruar të pafajshme.

Avokati i të pandehurës, Remzie Kuqi, ka deklaruar se e kanë kundërshtuar aktakuzën dhe se të pandehurat janë deklaruar të pafajshme.

Seanca gjyqësore ka qenë e mbyllur për publikun.

Po ashtu, seanca kishte vazhduar pa prezencën e vajzës së të moshuarës, e cila nuk ka pasur autorizim nga QPS-ja e qytetit të Pejës për të përfaqësuar nënën e saj.

Njësoj ka qenë edhe për avokatin, të cilin e ka autorizuar vajza e së moshuarës, Zhaneta Nuraj.

“Nëna ime qe një vit është me mua, në shtëpinë time në kujdesin tim, unë sot në këtë gjykatë më keq u ndjeva unë sot se ato tria që e kanë bërë veprën”, është shprehur Zhaneta vajza e të moshuarës.

Ndërkaq, avokati i autorizuar prej saj, ka thënë se gjykata mund të kishte kërkuar certifikatë lindjeje për të vërtetuar se ajo është vajza e Minire Nures, por sipas tij, deri në sigurimin e vërtetimit nga QPS-ja, çështja gjyqësore mund të përfundojë.

“Po vërehet që kjo e gjitha është e përgatitur mirë, njëherë u nxor publiku tash u përjashtuam ne, nëse donin të vërtetonin që është vajza e Minire Nures, gjykata mund te kërkonte certifikatë lindjeje. Por derisa ne ta sigurojmë atë vërtetim nga QPS-ja, gjykata mund ta përfundojë totalisht këtë çështje gjyqësore”, ka deklaruar avokati i të moshuarës.

Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi janë nën akuzat për “sulm” ndaj të moshuarës Minire Nuraj, në nëntor të 2022-tës, në shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë.

Pamjet kur Aurona Pelaj e rrihte me shuplaka dhe shkelma të moshuarën në shtëpinë e pleqve, tronditën opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe pati reagime të shumta.

Më 4 maj 2023 është ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve për sulmin ndaj të moshuarës në Qendrën për të Moshuar “Orenda” në Pejë, kishte bërë të ditur Prokuroria Themelore në Pejë.

Me anë të një komunikate për media, Prokuroria Themelore në Pejë kishte bërë të ditur se sipas aktakuzës, tri të pandehurat, në cilësinë e infermiereve, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, që të njëjtën ta vënë nën kontroll.

Krahas kësaj, sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurat kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart. Tutje, thuhet se prokurori i çështjes ka propozuar që tri të pandehurat të shpallen fajtore.

E moshuara që ishte sulmuar në shtëpinë e pleqve “Orenda” në Pejë, kishte edhe shenja të dhunës dhe përvëlimi, kështu kishte treguar ekspertiza mjekoligjore.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika