Përfundon seanca, gjykimi ndaj Pjetër Shalës vazhdon në maj

Pjetër Shala

Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të katërt në gjykimin kundër Pjetër Shalës në Hagë.

Para trupit gjykues ishte paraqitur edhe një person, i cili pretendon se babai i tij u kidnapua në Shqipëri dhe u keqtrajtua pastaj për disa ditë në Kukës.

Me këtë dëshmitar ka përfunduar edhe seanca, ndërsa gjykimi do të vazhdojë nga data 1 maj.

Në gjykimin kundër Pjetër Shalës deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun.

Për katër ditë me radhë dëshmitarët kanë rrëfyer për pranverën e vitit 1998, kur sipas tyre një grup personash me uniformë të UÇK-së kishin shkuar në shtëpinë e tyre me kërkesën për dorëzimin e armëve.

Atje, sipas tyre, babai i tyre ishte kidnapuar dhe mbajtur pastaj për gati dy javë në një fabrikë metali në Kukës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika