Përfundon seanca me polemika rreth pyetjeve parlamentare në Kuvend

Në seancën plenare të sotme në Kuvendin e Kosovës, pyetjet parlamentare ishin tema kryesore e diskutimit. Fillimisht, kabineti qeveritar kishte bërë të ditur se nuk do të përgjigjej ndaj pyetjeve të deputetëve opozitarë që nuk po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, por ky vendim shkaktoi polemika të ashpra në mes të ekzekutivit dhe opozitarëve

Kuvendi i Kosovës

Ka përfunduar seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës, ku pyetjet parlamentare ishin pika e vetme e rendit të ditës.

Pavarësisht se nga kabineti qeveritar në fillim të seancës bënë të ditur se nuk do t’u përgjigjen pyetjeve parlamentare të bëra nga deputetët opozitarë që nuk po votojnë marrëveshjet ndërkombëtare, sërish pati polemika në mes të ekzekutivit dhe opozitarëve.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, e quajti autokrate qeverinë Kurti derisa e akuzoi se po shkel Kushtetutën me mospërgjigjet ndaj pyetjeve parlamentare.

Megjithatë, atij iu përgjigj ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se gjuha e përdorur nga deputeti Lushtaku është nën nivelin e legjislativit, derisa kërkoi nga ai dhe deputetët e tjerë opozitarë të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndërsa, në anën tjetër, ministrat në Qeverinë e Kosovës iu përgjigjen pyetjeve parlamentare që vinin kryesisht nga deputetët e mazhorancës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika