Përfundon seanca ndaj ministres Hajdari, ishte paraparë të deklarohet për aksidentin

Ka përfunduar seanca e mbyllur ndaj ministres Hajdari, e cila kishte shkaktuar aksident ku ishte lënduar lehtë një fëmijë. Në këtë seancë u është dhënë fjala përfundimtare e palëve

Ministrja e Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari

Ka përfunduar seanca e mbyllur ndaj ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila kishte shkaktuar aksident ku ishte lënduar lehtë një fëmijë.

Hajdari në këtë seancë është deklaruar lidhur me aksidentin si dhe është dhënë fjala përfundimtare e palëve.

Seanca e datës 9 tetor si dhe ajo e datës 11 tetor 2023 si dhe swanca e sotme janë mbyllur për publikun më arsyetimin se kemi të bëjmë me rastin e aksidentit ndaj një të miture.

Ndërkohë, ministrja Hajdari kishte thënë se nuk ndjehet fajtore për aksidentin ku ishte goditur një fëmijë. Sipas saj, ajo kishte qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar.

Ndryshe, kërkesa ndaj të pandehurës Hajdari për inicim të procedurës së kundërvajtjes është bërë nga stacioni policor, Policia e Kosovës – Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, për aksidentin e ndodhur më 10 prill 2022, rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum”, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Me të njëjtën kërkesë, Hajdari ngarkohet me “mospërshtatje të shpejtësisë” dhe “aksident komunikacioni me lëndime trupore”, raporton Betimi për Drejtësi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika