Përfundon takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq në Ohër

Në Ohër ka përfunduar takimi i përbashkët midis liderëve të Kosovës, Serbisë dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian

Ka përfunduar takimi i përbashkët midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Kështu ka bërë të ditur ekipi nga RTV Dukagjini, i cili është duke raportuar nga Ohri.

Takimi ka zgjatur pak më shumë se një orë.

Para takimit trepalësh, Borrelli e Lajçaku kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

Së pari, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell e emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Pastaj, ata kanë pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në agjendë të këtij takimi kanë qenë diskutimet për zbatimin e propozimit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Pas këtij takimi, pritet të ketë deklaratë për media nga kryediplomati Borrell dhe nga liderët Kurti e Vuçiq.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika