Përfundon takimi i shefit të CIA-s me Kurtin

Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe shefi i CIA-s, Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë

FOTO:REL

Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është takuar me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti, mëngjesin e 23 gushtit, raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë.

Takimi nisi rreth orës 09:00 dhe Burns u pa duke u larguar nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës rreth një orë më vonë.

Një ditë më herët, Burns u takua në Prishtinë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.

Kryeministri Kurti gjatë kësaj jave ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku me ftesë të Institutit Kombëtar Demokratik, përcolli nga afër Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë pason vizitat që zyrtari kryesor i inteligjencës amerikane zhvilloi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.

Shefi i CIA-s shkon në Qeveri për takim me Kurtin

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika