Përfundon takimi Kurti-Rama

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Shqipërisë për një takim të paparalajmëruar me homologun e tij, Edi Rama. Asnjëri nga ta nuk ka dhënë detaje pas përfundimit të takimit

Kryeministri Kurti dhe Kryeministri Rama pas takimit në Tiranë (Autor i fotos: TV Klan)

Ka përfunduar takimi i paparalajmëruar në mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Homologët kanë zhvilluar një takim prej 90 minutash këtë të martë në Tiranë.

Bazuar në mediat e Shqipërisë, se çka është diskutuar në takim akoma nuk dihet dhe asnjë prononcim nuk është dhënë nga krerët e ekzekutivit pas takimit.

Përgjatë së martës, kryeministri Kurti ishte në një konferencë për shtyp në Prishtinë në  përfundim të së cilës tha se “duhej të largohej për një takim urgjent”.

Ky takim ishte i paparalajmëruar dhe ende nuk dihet se për çfarë arsye janë takuar të dy kryeministrat.

Bëhet e ditur se në fokus të këtij takimi kanë qenë hekurudha Durrës-Prishtinë si dhe kriza energjetike.

Ndërkaq, gjatë ditës së martë, po në këtë ditë që Kurti e vizitoi Ramën, ka ndodhur një sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini drejtori teknik në Telekom, Halil Krasniqi.

Krasniqi ka bërë të ditur se janë në dijeni për llojin e këtij sulmi, por këtë nuk mund ta tregojnë për publikun për arsye të sigurisë.

Sulm kibernetik në Telekomin e Kosovës

Ndërkaq, ai, po ashtu, njoftoi se Telekomi i Kosovës ka pasur mjaft probleme për të operuar normalisht gjatë ditës së martë për shkak të këtyre sulmeve.

Qeveria e Kosovës ka dalë me njoftim ku ka dhënë informata në lidhje me sulmet e fundit kibernetike në sistemet qeveritare.

Në njoftim thuhet se lloji i sulmit kibernetik ka qenë DDoS dhe ka shkaktuar pengesa të “herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare”.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, ka njoftuar se ky sulm tashmë është tejkaluar dhe se shërbimet janë në funksion. Sipas tyre, janë parandaluar edhe tentativat për vazhdim të sulmit.

Qeveria e Kosovës: Sulmi kibernetik është tejkaluar, nuk janë cenuar të dhënat

Ditë më parë, si Kosova, edhe Shqipëria ishte cak i sulmeve kibernetike. Sulmet në Shqipëri tashmë është konfirmuar se kanë ardhur nga shteti i Iranit, me ç’rast, Shqipëria i ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me shtetin në fjalë.

Po ashtu, ditë më parë të dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, e kishin përuruar Abetaren e përbashkët për të dyja vendet.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika