Përfundon takimi mes Escobar dhe opozitës

Emisari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është takuar në Prishtinë me liderët e subjekteve politike opozitare të Kosovës dy ditë para takimit të kryeministrit Kurti me presidentin serb, Vuçiq në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Pas rreth një orë e gjysmë ka përfunduar takimi mes të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesve të partive opozitare të Kosovës.

Pas takimit, asnjë nga përfaqësuesit e partive opozitare nuk ka folur për media dhe as emisari amerikan Esocbar.

Ky takim vjen dy ditë para takimit në Ohër mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ku pritet të diskutohet për planin e zbatimit të marrëveshjes së propozimit evropian.

Vuçiq, këtë të enjte tha se nuk do të nënshkruajë asnjë lloj marrëveshje më 18 mars.

Gjatë vizitës në Kosovë, emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, kishte thënë se propozimet e Kosovës për planin e zbatimit i kishin plotësuar pritshmëritë e BE-së.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika