Përfundon takimi mes Lajçakut dhe përfaqësuesve të Listës Serbe

Tashmë ka përfunduar takimi i emisarit evropian, Miroslav Lajçak, me përfaqësuesit e Listës Serbe

Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialog Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Pas takimit, Igor Simiq, nga kjo parti, ka thënë se e kanë njoftuar të dërguarin special për dialog dhe për “të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen serbët”.

“Kemi folur për problemet me të cilat serbët në veri, veçanërisht për represionin që kanë nga Albin Kurti”, ka deklaruar Simiq, raporton Dukagjini.

Ai nuk ka specifikuar se cilave probleme u referohej, por ka thënë se Lista Serbe do të dalë me një komunikatë më të detajuar.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Ndërkohë, Lajçak ka vazhduar bisedimet në Mitrovicën e Veriut me përfaqësues të tjerë politikë të serbëve të Kosovës.

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçakut në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Ndryshe, këtë të enjte për vizitë zyrtare Lajçak ka qëndruar në Kosovë, të premten do të jetë në Serbi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika